Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej më shumë se një dekade jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo çifti duket se kanë vendosur të zhvendosen diku tjetër, pasi kanë nxjerrë shtëpinë e tyre në shitje.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka treguar disa nga ambientet e shtëpisë së saj.
“Shtëpia ime e bukur është në shitje tani. Kjo është master dhoma e gjumit”, ka shkruar Halimi në një fotografi të dhomës së fjetjes në InstaStory.
Këngëtarja me prejardhje nga Vitia nuk ka bërë të ditur arsyen se pse çifti po e nxjerrin në shitje shtëpinë e deritanishme, por që mesa duket bëhet fjalë për blerjen e një shtëpie të re.
Linda ka qenë mjaft aktive këtë vit, me publikimin e disa projekteve muzikore, por që ndër to ka spikatur kënga “Pa t’pa” me të cilën u prezantua në festivalin “Kënga Magjike 2021” dhe arriti deri në finale. /TV Malisheva