Presidentja Vjosa Osmani e filloi fjalimin e saj në Parlamentin Evropian me një frazë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, të cilën e tha në shqip, anglisht dhe frëngjisht.
“Liri, pavarësi, demokraci”, tha Osmani.
“Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e përsëri e me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës. Sot ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë”.
/TV Malisheva