Ish-futbollisti i Besës dhe Llapit, Liridon Balaj ka nënshkruar me skuadrën e re.

Bëhet fjalë për atë zvicerane, Aarau, ku tash e tutje Balaj do të mundohet ta djersitë në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan GazetaBlic.

Këtë transferim e ka mundësuar menaxheri Leonard Berisha. Ky i fundit njihet në opinion si njëri nga më të mirët në rolin e tij, derisa vazhdon të regjistrojë suksese të panumërta në botën e menaxhimit.

Balaj, tash e një kohë të gjatë nga të gjithë gurmanët e futbollit kosovarë u cilësuar si njëri prej futbollistëve më premtues, derisa mbetet të shihet nëse këtë ecuri do ta vazhdojë edhe në shtetin helvetik, ku do të tentojë që nga aty të kalojë te ndonjë skuadër më e madhe.

Share.