Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit me dorëzani të Dejan Pantiq nga ana e gjykatës.

Sipas saj, të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, gjykata i ka liruar me dorëzani, transmeton Klan Kosova.

“Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani. Kjo veç drejtësi nuk është! E papranueshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

“I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë”, ka shtuar tutje ministrja e Drejtësisë.

/TV Malisheva

Share.