Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të premten.

Sipas njoftimit, benzina është liruar për një cent, ndërsa nafta dhe gazi kanë mbetur njëjtë me një ditë më parë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, i benzinës 1.33 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.75 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./TV Malisheva

Share.