Lituania do të dërgojë 20 transportues të blinduar të personelit M113 në Ukrainë, si dhe një numër kamionësh ushtarakë dhe automjete për çminim, me vlerë 15.5 milionë euro.
Ministri i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas tha se ndihma e koordinuar nga vendi i tij dhe aleatët është faktori vendimtar për fitoren e Ukrainës.
Deri më tani, Lituania ka ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën me vlerë 100 milionë euro, shtoi ministria e mbrojtjes, raporton Sky News.
/TV Malisheva