Sot në mbrëmje zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës, Chelsea-Liverpool.

Mediat angleze, duke u bazuar në informatat e tyre brenda klubeve, kanë publikuar edhe formacionet e mundshme, që sipas të gjitha gjasave pritet të jenë ato finale.

Kësisoj, ky është një lajm tejet i keq për Xherdan Shaqirin, i cili në ndeshjen e parë të Premier Ligës nuk u inkuadrua fare.

Gjithsesi, mbetet të shihet deri në ora 20:00, atëherë kur edhe zyrtarisht do të mësohen emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Keita, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Christensen, Zouma, Emerson; Jorginho, Kovacic; Pedro, Barkley, Pulisic; Giroud.

Share.