Ka përfunduar gjithçka sa i përket ndeshjes mes Fulhamit e Liverpoolit, ku të dy skuadrat kanë arkëtuar pikët e para të sezonit 2022/23 të Premier Ligës angleze.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Craven Cottage” u shënuan plot katër gola, ku Fulhami dhe Liverpooli barazojnë me rezultat 2:2, përcjellë TV Malisheva.
Fillimisht, ishte skuadra e Fulhamit ajo e cila e zhbllokoi rezultatin e para në këtë ndeshje, ku sulmuesi Aleksandar Mitrovic shënon për 1:0 në minutën e 32′.
Liverpooli arriti ta gjej golin e barazimit përmes transferimit të ri, Darwin Nunez, i cili me stil shënon për 1:1 në minutën e 64′ të ndeshjes.
Kundërpërgjigja e Fulhamit ishte e shpejtë, pasi që tetë minuta më vonë kalon në epërsi, përsëri përmes sulmuesit serb, Mitrovic, i cili nga pika e bardhë shënon për 2:1 në minutën e 72′.
Golin e barazimit për Liverpoolin, dhe të fundit në ndeshjen e sotme e shënoi ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili ia siguron skuadrës së tij një pikë në minutën e 80′ të ndeshjes.
Me pikët e reja, momentalisht, Fulhami zë vendin e dytë në tabelë, kurse Liverpooli zë vendin e tretë, të dyja me nga një pikë të arkëtuar.
Rezultati final i ndeshjes është 2:2.
/TV Malisheva