Ka përfunduar ndeshja mes gjigantit anglez Liverpool dhe skuadrës së Watfordit, ku tanimë Premier Liga angleze ka një lider të ri të tabelës.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli shënoi fitore solide me rezultat 2:0 kundër Watfordi

Fillimisht, ishte ylli portugez Diogo Jota ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kaloi Liverpoolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 22′ të ndeshjes.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit me këtë rezultat, gjyqtari akordoi penallti në favor të Liverpoolit, ku më pas mesfushori Fabinho shënon në minutën 89′ për rezultatin final 2:0.

Me këtë fitore, Liverpooli tani ngjitet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 72 pikë të arkëtuara, dy sosh më shumë se vendi i dytë Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, pas humbjes sot, Watfordit veçse i përkeqësohen punët në garën për mbijetesë në Premier Ligë, ku zë vendin e 18 në tabelë, me gjithsej 22 pikë të tubuara.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Liverpoolit.

/TV Malisheva

Share.