Kanë përfunduar edhe gjashtë ndeshjet tjera të ditës së sotme, pas atyre dy sfidave që u zhvilluan nga ora 18:45 ku City triumfoi ndaj Club Brugge dhe Sportingi ndaj Beshiktashit.

Liverpooli e fitoi sfidën kryesore të kësaj mbrëmjeje duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-2 në “Wanda Metropolitano.

Golat për Liverpoolin i shënuan Salah, Keita dhe Mane, kurse për skuadrën spanjolle dy golat i realizoi sulmuesi Antoine Griezmann i cili më pastaj edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në po të njëjtin grup, Porto e ka mposhtur Milanin me rezultat minimal 1-0 me golin e Luiz Diaz.

Në grupin B kryeson Liverpooli me nëntë pikë, i ndjekur nga Atletico me katër, aq sa ka edhe Porto, kurse Milani vazhdo të mbetet pa pikë pas tri humbjeve dhe e rrezikon tashmë seriozisht vazhdimin edhe më tutje në këtë garë.

Në grupin A PSG e ka mposhtur RB Leipzigun me rezultat 3-2 ku shkëlqeu Messi me dy gola, kurse goli tjetër i francezëve erdhi nga këmbët e Kylian Mbappe.

Real Madridi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Shakhtar Donetskun duke u barazuar kështu me pikë me Sherif Tiraspolin që ka pësuar disfatë përball Interit me rezultat 3-1 në “Giuseppe Meazza”.

Sfida e grupit C ndërmjet Ajaxit dhe Dortmundit është mbyllur me fitoren e holandezëve që kanë triumfuar me rezultat 4-0.

/TV Malisheva

Share.