PSG dhe Manchester United janë tërhequr pak për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Liverpooli i trajnerit Jurgen Klopp është i favorizuar në këtë garë, ndërsa së fundmi është shfaqur në skenë dhe milionerët e Newcastle.

Le10sport.com në Francë dhe AS në Spanjë shkruajnë se ka një tërheqje të PSG-së, pasi mund të rinovojnë kontratën me Thiago Silva.

Manchester United nga krahu tjetër nuk do që të paguajë 100 milionë euro për kartonin e futbollistit të Napolit.

Liverpooli është skuadra fasvorite, pasi drejtuesit duan t’i japin një bashkëlojtar të denjë mbrojtësit Virgil van Dijk. Holandezi ka bërë mirë, por Lovren, Matip, dhe Gomez nuk kanë qenë në lartësinë e tij. Newcastle po studion situatën duke patur parasysh se pritet një investim gjigant i investitorëve nga Arabia Saudite./ Tv Malisheva

Share.