Liverpooli është rikthyer të fitorja në Premier Ligë pasi e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 3-0.
Goli i parë për “The Reds” erdhi në minytën e 44′ nga mesfushori Fabinho, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe Chamberlain në minutën e 69′ dhe Minamino në të 77-tën.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e Jurgen Klopp ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 45 pikë, 11 më pak se lideri Manchester City./TV Malisheva