Liverpool po synon të nënshkruajë me talentin brazilian, Talles Magno.
Magno cilësohet si “Neymari i ri”, duke parë edhe talentin e tij.
17 vjeçari ishte pjesë e Vasco da Gama, ku luajti për një stinor me skuadrën A, ndërsa bën pjesë edhe tek skuadra U17 e Brazilit.
Sipas Daily Mail, drejtuesit e klubit anglez kanë rritur interesimin për të dhe do të provojnë të përfitojnë nga problemet financiare në të cilat gjendet klubi brazilian./Tv Malisheva