Milot Rashica vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, teksa klubet që interesohen për shërbimet e tij po rriten.
Kampioni në fuqi i Evropës, Liverpooli për një kohë të gjatë e ka përcjellë yllin kosovar, por duket se tani më nuk është e interesuar.
The Reds kanë në radhët e veta japonezin Takumi Minamino të blerë në janar dhe nuk janë të interesuar të shpenzojnë 38 milionë euro për transferimin e Rashicës.
23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurove nga Werder Bremen, klauzolë që vlen vetëm për skuadrat jashtë kufijve të Gjermanisë.
Edhe përkundër se Liverpooli ka hequr dorë nga transferimi i tij, Rashica vazhdon të pëlqehet nga skuadrat angleze.
Sky Sports ka raportuar se janë gjashtë skuadra të tjera angleze që e duan transferimin e Rashicës në verë.
West Ham dhe Brighton i janë shtuar garës së fundmi, ndërsa Wolverhampton Wanderers, Crystal Palace, Southampton dhe Aston Villa prej kohësh po interesohen për të.
Gjithsesi këto skuadra për ta transferuar reprezentuesin kosovar duhet të paguajnë klauzolën e tij prej 38 milionë eurove.
Por në rast se Werder bie në Bundesliga 2, atëherë Rashica do të ketë një klauzolë tjetër, e cila i lejon atij largimin nga skuadra bardhegjelbër për vetëm 15 milionë.
Interesim për vushtrriasin kanë shprehur edhe tri skuadrat gjermane RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Schalke 04.
Rashica këtë edicion është paraqitur në 24 takime me Werderin ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime./ Tv Malisheva