Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar unifikim të faktorit institucional, politik e qytetar. Ai ka thënë se situata aktuale e kërkon që përtej kauzave të veçanta dhe interesave të pjesshme të vihet në rend të parë interesi nacional.

Lladrovci në statusin e tij në rrjetin social Facebook ka shprehur qëndrimin e tij se do të përkrah çdo iniciativë të argumentuar të Qeverisë, me interes për shtetin dhe qytetarët.

“Nuk do të hyja në Qeveri, por, të gjitha punët e mira dhe iniciativat e qëlluara do t’i përkrahja, pa kushte!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë Lladrovcit:

Situata në vend, imponon unifikim të faktorit institucional, politik e qytetar, përtej kauzave të veçanta dhe interesave të pjesshme.

Po të pyetesha unë, do ta përkrahja çdo iniciativë të argumentuar të Qeverisë, me interes për shtetin dhe qytetarët. Akute janë Dhomat e specializuara, Dialogu, Procesi integrues dhe Covid-19.

Nuk do të hyja në Qeveri, por, të gjitha punët e mira dhe iniciativat e qëlluara do t’i përkrahja, pa kushte!/ Tv Malisheva

Share.