Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës “Dituria” të fshatit Llapashticë e Poshtme të Podujevës sot kanë pasur ditë feste.

Më në fund ata kanë hyrë në shkollën e re, ndërtimi i së cilës ka filluar para disa vitesh.

Përurimin e shkollës së re nëntë vjeqare e ka bërë kryetari i komunës Agim Veliu.

Për të festuar hyrjen në ndërtesën e re të shkollës nxnënësit kanë përgatitur një program festiv.

Shkolla e vjetër  ishte ndërtuar para më shumë se 70 vitesh.

Share.