Skuadra e Llapit ka vazhduar avancimin drejt një klubi evropian.

Bardhekaltërtit tani e tutje do të jenë me Fan Shop zyrtar.

Ka qenë vet klubi llapjan që ka njoftuar se është finalizuar marrëveshja për hapjen e Fan Shopit, ku tifozët do të mund të blejnë në mënyrë elektronike.

Postimi i plotëi klubit:

“Është finalizuar marrëveshja mes drejtuesve të klubit dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania, Alban Batatina dhe Ardian Batatina që KF Llapi të jetë klubi i parë me Fanshop dhe produktet online në shitje. Pas kërkesave të shumta, tifozët e Llapit gjithandej së shpejti do kenë pajisjet e klubit si fanella, shalla, trenerka etj, që do mundësohen nga Fanshopi zyrtar i Llapit. Për hapat tjerë do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Share.