Trajneri kampion i gjeneratës U-19, Mehmet Agushi është emëruar kryetrajner i ekipit U-21 te skuadra e Llapit.
Agushi do ta udhëheq ekipin U-21 të Llapit në edicionin e ri të garave.
Ekipi U-21 sikurse ekipi i parë, edicionin e ri të garave e nis më 12 gusht.
Drejtori Sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella e ka përgëzuar trajnerin Mehmet Agushi për emërimin e tij në këtë pozitë dhe i ka dëshiruar shumë suksese në vazhdim.
/TV Malisheva