Llapi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me portierin Amrush Bujupi.
Zyrtarizimi i Bujupit është konfirmuar nga faqja zyrtare e fituesit të Kupës së Kosovës ku thuhet:
“Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me portierin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi. Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës”, thuhet në këtë njoftim, përcjellë TV Malisheva.
Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar menjëherë me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024.