Skuadra e Llapit ka shënuar sot fitore me rezultat solid 2:0 kundër kampionit aktual të Superligës së Kosovës, Prishtinës, ndeshje kjo e vlefshme për atë të kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Llapit me ndihmën e dy golave ka arritur ta përmbysë epërsinë e Prishtinës nga ndeshja e parë, kështu duke siguruar biletën e fundit drejt finales së Kupës së Kosovës, përcjell TV Malisheva.
Fillimisht, ishte Bianor Neto ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, ku shënon në minutën e 58′ për të kaluar “Legjendat” në epërsi prej 1:0.
Golin e dytë për llapjanët, dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Valmir Veliu, i cili shënon në minutën e 79′ për rezultatin final 2:0.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 2:1 në favor të Prishtinës, ndërkaq me dy golat e sotëm të Llapit, ky i fundit kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Tanimë, kanë përfunduar të dy ndeshjet e gjysmëfinales ku edhe është vendosur çifti i finales, ku aty do të përballen Llapi dhe Drita.
Rezultati i ndeshjes së sotme është 2:0, ndërsa rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3:2 në favor të Llapit.