Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 24 vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare Ukshin Hoti, lartësoi figurën e tij të ndritur.
Në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe, para të pranishmëve, i pari i komunës së Rahovecit, bëri apel tek të gjithë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të profesorit.
” Protestojmë e kërkojmë nga institucionet tona, nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Jshtme, Bashkimi Evropian, nga të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin Hoti.
Ukshin Hoti, është mes nesh për shkak të një veprimtarie të gjatë dhe të pasur Kombëtare, të një vizioni të qartë dhe për shkak të shpirtit të tij ktyengritës. Është simbol jo vetëm i Krushës së Madhe, jo vetëm i Rahovecit, por i gjithë Kosovës, i cili përfaqëson shpirtin ktyengritës për t’i shërbyer atdheut”, tha mes tjerat Latifi.
Latifi shtoi se sa herë që vizitohet vendlindja e Ukshin Hotit, kujtohet veprimtaria e atdhedashuria e profesorit për Kombin Shqiptar.
” Sa herë vijmë në Shtëpinë – Muze, ne ndihemi të vegjël para emrit, veprës madhështore që la pas vetës profesor Ukshin Hoti. Një personalitet si Ukshin Hoti, një intelektual i rrallë, një politolog, që në thelb ka edhe shpirtin kryengritës, që kurrë nuk u shua i cili ka bërë nder Kombit shqiptarë dhe vazhdon të rrezatoj për brezat e tanishëm dhe ata që vijnë, për t’i shërbyer me ndershmëri atdheut dhe kombit.
Ne jemi në Krushë të Madhe, dhe ka punime duke u kryer në këtë hapësirë, në këtë pronë dhe pasuri kombëtare jo vetëm për komunën e Rahovecit, e shpresojmë që më 17 Qershor të kemi përurimin e fazës së dytë të kompleksit muzeor Ukshin Hoti”, – tha Latifi.
Kujtojmë se që nga 16 maji i vitit 1999, nuk dihet asgjë për fatin e profesor Ukshin Hotit.
/TV Malisheva