Atletët paralimpik, Grevist Bytyçi dhe Vjollca Hoxha janë licencuar për të marrë pjesë në Lojërat Evropiane dhe Botërore në kuadër të Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Ky hap u konsiderua si tejet i rëndësishëm nga presidentja e këtij komiteti, Njomza Emini e cila tha se tani janë të hapura dyert që këta dy sportistë të marrin pjesë edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Emini shtoi se kjo është një ngjarje historike pasi kjo kategori nuk e gëzonte të drejtën për të treguar vlerat e tyre jashtë Kosovës

Në dhënien e kartelave të licencës mori pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot i cili u tha dy sportistëve se Franca do t’i mirëpres ata në vitin 2024.

Licencimin e mori edhe trajneri Ardian Mazreku, trajner te klubi i Atletikës Malisheva. Me këtë rast ai premtoi se së bashku me atletët do të synojnë që Kosovës ti sjellin medalje edhe në këtë kategori të sportit.

/TV Malisheva

Share.