Milan ka përfunduar marrëveshjen me Chelsean për të nënshkruar me Ruben Loftus Cheek, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Siç bëhet e ditur, skuadra italiane do të paguajë 20 milionë për shërbimet e anglezit.
Tani më po diskutohen detajet e fundit para se lojtari të vishet me fanellën kuq e zi.
Testet mjekësore janë planifikuar në momentin e kryerjes së marrëveshjes.
/TV Malisheva