“Blues” do ta vizitojnë sonte Leicester Cityn, i cili po shfaq formë të shkëlqyeshme këtë sezon
Chelsean e pret një punë e vështirë sonte.
“Blues” do ta vizitojnë Leicester Cityn, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Premierligës.
Të Kaltrit e Londrës aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në tabelë me 29 pikë dhe nuk kanë vend për gabime, nëse duan ta kapin një vend që çon në Champions League.
Andaj, të besuarit e Frank Lampardit do ta kërkojnë këndelljen në ndeshjen e sontme.
Nga ana tjetër, Leicesteri këtë sezon ka shfaqur formë të shkëlqyer dhe aktualisht është i treti, vetëm dy pikë prapa liderit Manchester United.
Pa dyshim, kjo është njëra prej ndeshjeve kryesore të kësaj xhiroje.
Dueli në mes të Leicester Cityt dhe Chelseat fillon në orën 21:15.
Paraprakisht, sonte do të luajnë West Ham United kundër West Bromwich Albion./TV Malisheva