Dybala dhe Rugani thuajse janë shëruar nga koronavirusi.
Sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi italian sëbashku me mesfushorin francez Blaise Matuidi ditë më parë rezultuan pozitiv me koronavirus, por mesa duket Dybala dhe Rugani e kanë hedhur pas krahëve dhe janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës.
Kjo nuk mund të thuhet ende me siguri të plotë por siç raporton Gazzetta Dello Sport, testii parë që kanë kryer dy lojtarët ka rezultuar negativ.
Në ditët e ardhshme dy lojtarët do të kryejnë edhe testine dytë për të verifikuar nëse janë shëruar plotësisht nga koronavirusi./ Tv Malisheva