Muarizio Sarri është larguar nga drejtimi i Juventusit, pas vetëm një viti në krye të stolit të bardhzinjve, me eliminimin nga Liga e Kampioneve që i vendosi kapakun gjithçkaje.

sarri.juve.2019.201.750×450
Zhgënjimi te trajneri italian pas eliminimit nga Liga e Kampioneve ishte shumë i madh duke pare edhe lojën e skuadrës së tij.

“Il Mattino” shkruan se disa lojtarë të Napolit, të cilët mbanin akoma kontakte me Sarrin, i kishin shkruar atij pas eliminimit, duke i dërguar një mesazh mbështetje.

Megjithatë trajneri nuk iu ka kthyer atyre përgjigje, diçka që i ka habitur lojtarët, por lë të kuptohet se zhgënjimi te ai ka qenë shumë i madh.

Share.