Reperja e njohur Loredana Zefi, së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Mozzik.

Kënga me titull “Nëse don” është publikuar në YouTube edhe me klip, dhe është pjesë e albumit më të fundit të çiftit të titulluar “No Rich Parents”.

Ndërkohë, teksa po promovon këngën e re në rrjetet sociale, Loredana në të njëjtën kohë po ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Ajo së fundmi publikoi në InsatStory disa fotografi të një dhome e cila ishte e tëra rrëmujë nga rrobat e saj.

Në mbishkrimin e saj, rap-artistja shkroi në gjuhën gjermane: “Nëse shkoni me pushime dhe mendoni se do të qëndroni atje për një vit”.

Me këtë, ajo ka dashur të ironizojë me faktin se sa shumë rroba ka marrë për pushime, duke e stërngarkuar bagazhin e saj.

“Luajta”, shkroi ajo në mbishkrimin e një tjetër fotografie, duke treguar po prapë se sa shumë ishte bezdisur nga kjo gjë.

Përndryshe, albumi i ri i çifti Loredana dhe Mozzik është pritur mjaft mirë nga fansat, gjersa dyshja tashmë kanë nisur ta promovojnë atë edhe në rrjetet sociale. /TV Malisheva

Share.