Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo bashkë me shoqen e saj kanë zgjedhur Dubain në Emiratet e Bashkuara Arabe si destinacion, për të shijuar pak ditë relaksi larg aktiviteteve të zakonshme.

Reperja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave ka treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Foto: Loredana/InstaStory

Ajo nuk ka hezituar të tregojë format e saj trupore në paraqitjet me bikini, teksa ka shijuar rrezet e diellit.

Foto: Loredana/InstaStory

Në një imazh me bikini, Loredana vazhdoi ta vërë në dukje faktin se është në formë të mirë fizike.

/TVMalisheva

Share.