Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.

Ajo është gjithashtu një personazh shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, madje deri më tani ka qenë një ndër shqiptaret më të ndjekura në Instagram.

Në këtë rrjet social, Loredana kaloi shifrën e dy milionë ndjekësve, kjo falë famës së saj në trevat shqiptare, Gjermani dhe Zvicër.

Megjithatë, diçka duket se ka ndodhur ditëve të fundit, përderisa reperja ka vendosur të marrë pak pushim nga rrjetet sociale.

Po të bësh një kërkim në rrjetet sociale: Instagram, Facebook dhe Twitter, nuk mund të gjesh asnjë gjurmë të saj.

Nuk dihet se për çfarë motivi Loredana i ka fshirë të gjitha llogaritë e saj për momentin, megjithatë duket se dëshiron të qëndrojë e qetë.

Përndryshe, vetëm pak muaj më parë ajo u paraqit në Gjykatën e Zvicrës, për të dëshmuar mbi akuzat e çiftit zviceran për zhvatje parash, kanosje dhe vënie në lajthitje. /TV Malisheva

Share.