Loredana Zefi mbrëmë është nderuar me çmim në MTV EMA.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në ‘MTV European Music Awards’, ku edhe u bë ndarja e çmimeve, shkruan lajmi.net.

Ajo madje u nderua me çmimin ‘Artistja më e mirë’ dhe duke qenë se ishte në mesin e emrave shumë të njohur, kjo ka qenë një tjetër arritje e madhe e reperes.

“EMA 2019”, ka shkruar ajo pranë fotografisë në të cilën shihet me trofe në dorë.

Ndryshe si nënë e re, Loredana po vazhdon angazhimin e saj në muzikë.

Share.