Reperja Loredana Zefi në mesnatë solli projektin e ri muzikor “Intro”.
Kënga, e cila është pjesë e albumit të saj të parë “Medusa”, ishte e shoqëruar edhe me një videoklip atraktiv.
Ndërkohë në paralajmërim, 24 vjeçarja theksoi se projekti paraqet atë që ka përballuar gjatë 18 muajve të fundit.
Ju nuk mund të bëni asgjë, por drejtoni gishtin drejt meje,
Isha gati të paguaja borxhet e tij,
Por Zvicra bën presion mbi një nënë që është vetëm
Përsëri presion mbi presion mbi presion
Ankthet më marrin frymën
Dhe përsëri ata po kërkojnë një arsye
Por ata nuk do të më thyejnë kaq shpejt”.
Kjo ishte një pjesë e kësaj kënge, ku thekson se është komentuar në masë të madhe për çështjen e gjyqit, e më pas edhe për ndarjen nga reperi Mozzik.
Albumi i plotë i reperes shqiptare pritet të lansohet më 11 dhjetor. /TV Malisheva