Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja jonë e mposhti në gjysmëfinale garuesen kroate, Petrunjela Pavic me ippon në një meç të stërzgjatur.

Kështu, Loriana e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa në finale do ta kërkojë të artën pasi të përballet me francezen Chloe Buttigieg, shkruan TV Malisheva.

Paraprakisht, Loriana e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e kishte mundur turken Nurcan Yilmaz për të shkuar direkt në gjysmëfinale.

Kështu, Kosova e siguroi medaljen e gjashtë në “Oran 2022”, pesë prej tyre vetëm në sportin e xhudos.

Drejt medaljes po shkon edhe Shpat Zekaj, i cili do ta kërkojë të bronztën përmes repesazhit.

Share.