Lazio ka triufmuar me rezultat 1 me 0 ndaj Sampdorias në Serie A.

Ishte një ndeshje që u vendos me golin e shënuar nga Luis Alberto në minutën e 24′.

Në këtë ndeshje, nga minuta e 64′ luajti edhe reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Ai kishte dy raste shumë të mira për shënim, por nuk ia doli që ta çoi topin në rrjetë.

Ai u vlerësua me notë 6.5 për paraqitjen e tij, notë kjo që është më e mirë se ajo e Immobiles (6.4). /TV Malisheva

Share.