Dëmi në ekologjinë ukrainase të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë tani vlerësohet në 35.3 miliardë dollarë, ka bërë me dije ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“Miliona hektarë rezerva natyrore janë nën kërcënim. Neni 55 i Protokollit I [Mbrojtja e Viktimave të Konflikteve të Armatosura Ndërkombëtare] ndalon luftën kundër mjedisit natyror me anë të reprezaljeve, por Rusisë nuk i intereson”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar një amendamenti  nga protokolli i vitit 1977 në Konventat e Gjenevës.

“Sjellja e armiqësive thellon krizën klimatike, duke shkaktuar emetime të konsiderueshme të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera serrë në atmosferë”, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës tha në një postim në Facebook.

Sipas përllogaritjeve të fundit të Ministrisë së Mjedisit, lufta ka çuar drejtpërdrejt në emetimin e 33 milionë tonëve gazra serrë. Ministria e zbërtheu këtë shifër, duke renditur emetimet e vlerësuara nga lufta, lëvizjen e njerëzve të zhvendosur brenda vendit dhe zjarret në vend. /abcnews.al

Share.