Të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, thanë zyrtarët.

Nga shpërthimet u dëmtuan ndërtesa banimi dhe administrative në zonat qendrore të qytetit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte objekte ushtarake në zonë, shkruan BBC, përcjell TV Malisheva.

Khersoni u çlirua nga në muajin e kaluar. Që atëherë, ai ka qenë shpesh në shënjestër nga forcat ruse të pozicionuara në anën tjetër të lumit Dnipro.

Videot nga pasojat e sulmit tregojnë disa trupa në tokë, makina në flakë dhe ndërtesa të dëmtuara.

“Rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si “përmbajtje të ndjeshme”. Por kjo nuk është përmbajtje e ndjeshme – është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve.”, shkroi Zelensky në Telegram.

Share.