Edicioni 2021/22 i Artmotion Superligës së Kosovës në Basketboll po ofron sfida drithëruese dhe luftë të ashpër për titull.
Tashmë kur janë zhvilluar 25 xhiro të këtij edicioni garues, janë katër skuadra që po e mbajnë të tensionuar luftën për më të mirin e Kosovës në basketboll.
Golden Eagle Ylli vazhdon të jetë liderë i tabelës me 44 pikë dhe së fundi morën një fitore të madhe në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës që i sigurua vetëm në sekondat e fundit.
Trepça renditet e dyta me 42 pikë, kurse Peja është e treta me 41 pikë.
Në vendin e katër është Prizreni-16 me 40 pikë dhe vazhdon të jetë në garë për titull, kurse e pesta është Sigal Prishtina me 37 pikë.
Tri vendet e fundit mbahen nga Rahoveci, Bashkimi dhe Drita.
Në xhiron e 26-të do të ballafaqohen:
Trepça-Drita
Rahoveci-Peja
Golden Eagle Ylli-Prizreni-16
Sigal Prishtina-Bashkimi
/TV Malisheva