Më shumë informacion vjen nga konferenca për shtyp online e luftëtarëve të Azov, e cila u zhvillua në fabrikën e çelikut Azovstal, në Mariupol.
Togeri Ilya Samolenko tha se dorëzimi i tyre nuk është një opsion pasi Rusia nuk është e interesuar.
“Dorëzimi është i papranueshëm për ne. Ne nuk mund t’u japim një dhuratë të tillë armiqve. Të kapesh do të thotë për mua të jesh i vdekur. Ne po luftojmë kundër agresorëve, armikut që sjell terror në Ukrainë, kundër barbarizmit të tyre”, tha Samolenko.
Zëvendës komandanti i Azovm Sviatoslav Palamar tha se ushtarët ukrainas në Azovstal do të luftojnë derisa janë gjallë.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë sa të jemi gjallë për t’i rezistuar pushtuesve rusë,” tha Palamar, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të shokëve të plagosur.
“Nuk kemi shumë kohë, rusët po na granatojnë intensivisht”, tha ai, raporton TV Malisheva.