Forcat e armatosura ruse janë përpjekur vazhdimisht të kapin Bakhmutin, një qytet në autostradën që lidh Sloviansk me Kramatorsk në rajonin industrial të Donbass, të cilin Moska ende nuk e ka kapur plotësisht siç kërkon.

“Forcat ukrainase janë të angazhuara në luftime shumë të rënda në zonën e qytetit strategjik të Bakhmut (lindje) , të cilin ushtria ruse po përpiqet ta pushtojë. Ne po i mbajmë pozicionet tona në Donbas, veçanërisht në drejtim të Bakhmut, ku gjërat janë shumë të vështira tani, luftime shumë të vështira” kështu ka raportuar së fundmi kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa përsëriti kërkesën që vendet perëndimore të dërgojnë një sasi më të madhe të sistemeve kundërajrore në Kiev.

CNN raporton se forcat e armatosura ruse vazhdojnë të lëshojnë raketa kundër pozicioneve dhe qyteteve të Ukrainës. Kievi akuzon Moskën se përdor gjithashtu UAV-të kamikaze të prodhuara nga Irani.

Megjithëse forcat ukrainase kanë rimarrë mijëra kilometra katrorë territor në kundërofensivat e fundit në lindje dhe jug të vendit të cilat Rusia i pushtoi më 24 shkurt.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë pranojnë se përparimi i tyre ka të ngjarë të ngadalësohet kur të ndeshen me rezistencë më të vendosur.

/TV Malisheva

 

Share.