Romelu Lukaku prej kohësh ka treguar se është penduar për transferimin e tij te Chelsea dhe dëshiron të kthehet në Inter me çdo kusht.
Lajmi është se kjo martesë e dytë mes belgut dhe zikaltërve është e mundur dhe sot, në Milano, do të ketë një takim mes drejtuesve të klubit dhe Sebastien Ledure, avokatit të “Big Rom”, i cili në fakt po zëvendëson agjentin Federico Pastorellon i cili prishi marrdhëniet me lojtarin pas disa polemikave mbi të ardhmen e tij.
Lukaku dëshiron Interin dhe Interi do të kuptojë më mirë detajet e kontratës së mundshme sot. Marrëveshja mes palëve është e mundshme, por më pas do të ketë negociata me Chelsean, përcjellë TV Malisheva.
“La Gazzetta dello Sport” shpjegon se lojtari i ka mbajtur shtëpitë e tij në Milano dhe nuk do të ketë asnjë problem me ambientimin dhe sistemin e tij në qytetin e modës.
Me ardhjen e tij në vitin 2019, klubi Interi i pagoi belgut 7.5 milionë euro neto në sezon dhe synimi i Beppe Marottas është që kjo shifër të jetë edhe më e ulët në rast të një ribashkimi.
Interi po ashtu është duke vazhduar bisedimet me Paulo Dybalan i cili është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin ka përfunduar.
/TV Malisheva