Mbrëmë në Beograd serbët dolën në protestë duke i dhënë mbështetje Rusisë në agresionin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.
Ndërsa serbët e mbledhur protestues u shprehën kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe pro Vladimir Putinit, udhëheqësi i KIPRED-it Lulzim Peci thotë se prapa kësaj proteste qëndron vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Organizatori i protestës së sotme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq (Narodna Patrola) në këtë foton e artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin, biri i Alekasandar Vuçiqit.
Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqëse e Lëvizjes “Zavetnici”, e njohur si shume pro-ruse. Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste.
Ai e ktheu për 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Kombet e Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tani ai të duket pro-perëndimor krahas ultra-nacionalistëve pro-rusë”, ka shkruar Lulzim Peci në një postim në Facebook.
/TV Malisheva