Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka informuar sot gjatë një takimi ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie – Christine Butel, për punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimin e organizuar, terrorizmin dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar me anë të veprave penale.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për objektivat e institucionit që udhëheq, me qëllim të rritjes së efikasitetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, ambasadorja Butel ka vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, duke ofruar mbështetjen e vendit që përfaqëson për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, si dhe kanë theksuar nevojën e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndër-institucional edhe në të ardhmen

Share.