Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka vizituar ekspozitën për Sali Çekajn.

Abdixhiku e ka cilësuar Çekajn si luftëtar të madh e intelektual të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi.

“Në ekspozitën për Sali Çekajn, luftëtarit të madh e intelektualit të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi. Një jurist, një politikan, një oficer, një prijës i dalluar i UÇK-së. Bashkuftëtarët me të drejtë e quanin ‘Veteran’ – sepse ishte ndër të parët e të rrallët. Sali Çekaj, ishte edhe aktivist i LDK-së; nënkryetar i Degës në Gjermani, shtytës i organizimeve thelbësore në mërgatë”.

“Ekspozita në Muzeun e Kosovës i pasqyron dy anët e tij – të një intelektuali të rrallë e luftëtari trim; nga ditët e para të aktivizmit politik e deri tek e përjetshmja, e rënies së tij. Më la përshtypje fotografia e fundit me familje, para nisjes për në Kosovë. Kishte aq gëzim tek të gjithë; tek ai, tek fëmijët e tij. Nga ajo ditë ndarëse, Sali Çekaj fitoi një familje më të madhe”./TV Malisheva

Share.