Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, e ka quajtur kryetaren e Kuvendit si Sherife Vjosa Osmani, ndërsa, vet Osmani i tha Lushtakut që të lexon më shumë dhe mos të mbet në kulturën e filmave me kaubojë.

Fillimisht deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku në momentin që morri fjali, e quajti Vjosa Osmanin, me emrin Sherife Osmani.

Pas kësaj reagoi kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se si deputet i rinj do të duhej të lexon pak, sidomos për atë se çka ndodh në Amerikë.

Osmani: Nuk është mirë me mbet me kulturën e filmave të kaubojve

“Ju duke tentuar të më ofendonit mua, kinëse me një emër të ri, kur me quani me një emër të ri Sherife Osmani, duke tentuar që emrin Sherife ta paraqisni si diçka të keqe, mos harroni që nëna e shumëkujt mund ta ketë emrin Sherife, motra e shumëkujt e ka emrin Sherife, ka shumë Sherife në Kosovë dhe jam e bindur që ato e mbajnë emrin e tyre dhe besoj që të kanë dëgjuar kur ti atë emër tenton me paraqit si ofendim ose tendencioz. Unë do të pritja nga gjenerata më të vjetra, mirëpo ju si gjeneratë e re që e keni gojën plotë Amerikë, mësoni pak diçka nga Amerika, nuk është mirë me mbet me kulturën e filmave të kaubojve sepse ka ecë historia, ka ecë kinematografia, ecë bota përpara, ka avancim”, tha ajo, duke thënë se nuk ka të bëjë me policinë as me sherif.

Sërish ka reaguar deputeti Lushtaku.

Lushtaku: E nderuara Sherife Vjosa Osmani

“E nderuara zonja Sherife Vjosa Osmani, ja ta them edhe emrin, je mësu me u viktimizu dhe po vazhdon, nuk ka qen tentimi i im për ta quajtur sherif por vet e ka quajt vetën sherif dhe unë në shenj respekti si sherif e respektova, por ajo vet e ka quajt vetën. Viktimizimi i vazhdueshëm nuk është i mirë por sidoqoftë, nëse e keni marrë për ofendim unë vetëm që jam bazuar në fjalët e juaja”, tha ai.

Këtu edhe ia ka ndërprerë fjalën nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Share.