Sekretari Organizativ, Alim Rama dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, kanë pritur drejtorin e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (FES), për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, René Schlee, të cilit i kanë thënë se janë kundër themelimit të Asociacionit mbi baza etnike.

Sipas njoftimit të LVV-së në Facebook, gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes LV dhe FES ndër vite.

“U dakorduam për koordinimin e bashkëpunimit për vitin 2023, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve organizative, politikën publike dhe qeverisjen lokale. Bashkëpunimi në mes LV dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë do të jetë një nga objektivat kryesore gjatë këtij viti, në kuadër të rritjes së koordinimit me familjen Social Demokrate në EU dhe në botë”, thuhet në njoftim.

Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.

Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Po ashtu, sipas VV-së, kjo e fundit e ka ftuar FES-in, që të bëjë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë.

/TV Malisheva

Share.