Lyrical Son është një nga artistët e shumtë që ka përkrahur nismën “Liria ka emër”, pas arrestimeve të disa prej ish-krerëve të UÇK.

I indinjuar dhe tejet i emocionuar, Lyricl Son kujtoi kohën e luftës në Kosovë, periudhë kur ai ishte thjesht një adoleshent.

“Në thjesht donim të shkolloheshim, të shihnim policë që flisnin shqip, donim jetë në shtetin tonë”, u shpreh ai gjatë intervistës në “Ftesë në 5”.

“Për tri shkronja të arta, UÇK, ka qenë diçka për ne si ata filmat me Superman. I kemi parë si heronj, si shpëtimtarë…”, përfundoi këngëtari. /TV Malisheva

 

Share.