Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mobilizohet menjëherë dhe të ketë armëpushim në Gaza.

“Ne duhet të punojmë për një armëpushim në Gaza,” tha Emmanuel Macron, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mobilizohet menjëherë.

“Në të ardhmen e afërt, ne duhet të punojmë për të mbrojtur civilët. Kjo do të thotë se ne duhet të punojmë për një armëpushim”, tha presidenti francez.

Qëllimi i konferencës humanitare që po mbahet sot është të ofrojë ndihmë të menjëhershme për popullin e Gazës, e cila është bërë thuajse e pamundur nga bombardimet e pandërprera izraelite që nga sulmi i befasishëm nga Hamasi më 7 tetor.

/TV Malisheva

Share.