Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron diskutuan zhvillimin e situatës në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë raundin e fundit të negociatave në Stamboll, njoftoi sot Kremlini.

Putin dhe Macron diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë për të kërkuar pagesa në rubla për dërgimin e gazit rus në Bashkimin Evropian, raporton Reuters.

Më herët televizioni francez BFM raportoi se presidentët e Francës dhe Rusisë kanë biseduar sot në telefon dhe se biseda ka zgjatur rreth një orë.

Nga Pallati Elysee u njoftua më parë se Macron do të diskutojë me Putin-in çështjet e organizimit të operacioneve humanitare për evakuimin e civilëve nga Mariupol me ndihmën e Greqisë dhe Turqisë.

Share.