Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të enjten, duke shprehur mbështetje për të, pas së cilës, Zelensky shpreson se Ukraina do të merr më shumë armë dhe masa më vendimtare për ta ndihmuar atë në luftën kundër Rusisë.
Në vizitën e parë të tillë në Kiev që nga pushtimi rus më 24 shkurt, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rumun Klaus Johannes shtrënguan duart me Zelenskyn, i cili nuk është larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.
Ata u takuan pasi udhëheqësit evropianë vizituan rrënojat e ndërtesave në Irpin aty pranë, skenën e luftimeve të ashpra në fillimin e luftës.
Scholz e përshkroi atë si “mizori të paimagjinueshme” dhe “dhunë të pamend”.
“Ky është një qytet heroik… i shënuar nga stigma e barbarizmit”, tha Macron.
Kievi akuzon Francën, Gjermaninë dhe, në një masë më të vogël, Italinë për dërgimin e armëve ngadalë në Ukrainë dhe për vendosjen e prosperitetit të tyre përpara lirisë dhe sigurisë së Ukrainës.
Macron theksoi në këtë drejtim se po dërgojnë armë dhe ndihmë financiare.
“Franca dhe Evropa kanë qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj që nga fillimi”, tha ai.
Zelensky nuk ishte me ta në Irpin.
Kremlini ka thënë se liderët evropianë duhet “të shohin realisht gjërat” me Zelensky dhe të mos flasin për dërgimin e armëve./TV Malisheva
<blockquote><p lang=”uk” dir=”ltr”>Ірпінь в Україні. Ми бачили спустошене місто і сліди варварства. А також героїзм українок та українців, які зупинили російську армію, коли вона йшла на Київ. Україна чинить опір. Вона має бути здатною перемогти. <a href=”https://t.co/tabIWxiKKG”>pic.twitter.com/tabIWxiKKG</a></p>— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) <a href=”https://twitter.com/EmmanuelMacron/status/1537403163942129664?ref_src=twsrc^tfw”>June 16, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>