Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset gjatë një paraqitjeje para studentëve në Universitetin e Lozanës është pyetur edhe lidhur me situatën në Ballkan, rrjedhimisht tensionimin e situatës në Kosovë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist.
Siç njofton “24heures”, Macron i pyetur për tensionimin e situatës në Kosovë ka thënë aktualisht se janë “ulur pak”.
“Tensionet janë ulur pak….”, tha ai.
Ai shpreson se liderët e dy “kampeve” të ndryshme, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ndjekin ‘udhërrëfyesin’ që është vendosur.
Presidenti francez po ashtu ka thënë se është i shqetësuar, por jo i frikësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë.