Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Madonna, vazhdon të mahnit ndjekësit e saj.
62-vjeçarja ka shfrytëzuar mundësinë për të ndarë disa imazhe, me të cilat mori vëmendje të madhe, shkruan Daily Mail.
Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ u pa me një pozë interesante, ndërsa ‘përqafonte’ një kitare.
Për këtë paraqitje të radhës Madonna vendoset të shfaqet natyrale, teksa flokët bionde i kishte lënë të lira mbi supe.
Çka ka rënë në sy të audiencës ishin edhe aksesorët, derisa njërën dorë e kishte të mbushur me byzylyk.
Ajo përndryshe shfaqi edhe disa fotografi të tjera bardh e zi, të cilat u komentuan për të mira nga fansat. /TV Malisheva